Premier League

Broja titullar ndaj Liverpoolit, Klopp e konsideron titullin e Premier League-s të humbur

Armando Broja titullar në sfidën me Liverpoolin, në javën e 37-të të Premier League-s. Trajneri Hasenhuttl e ka preferuar sulmuesin kuqezi në majë të sulmit, i mbështetur nga Elyounoussi dhe Redmond. Nga ana tjetër, nga formacioni që ka përzgjedhur Jurgen Klopp, “The Reds” e konsiderojnë të humbur kampionatin. Trajneri gjerman kuptohet qartë që po i jep përparësi finales së Championsit, që do ta luajë kundër Realit të Madridit më 28 maj.

Vetëm Alisson, Diogo Jotta dhe Konate janë mes “peshave të rënda” që e nisin nga minuta e parë sfidën me Southamptonin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency