Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Brozovic asist për Asllanin, 20-vjeçari pret besimin e trajnerit

Kristijan Asllani u transferua me shumë bujë gjatë merkatos së janarit nga Empoli tek Interi, por te zikaltrit hapësirat i kanë munguar me Marcelo Brozovic i cili është një lider i padiskutueshëm në formacionin e trajnerit Inzaghi. Megjithatë, kroati ka pësuar një dëmtim tjetër para ndeshjes me Napolin dhe duket mundësia më e mirë për mesfushorin kuqezi për të fituar një vend titullari në ndeshjen ndaj kryesuesve.

Mbetet për t’u parë nëse Asllani do të marrë besimin e trajnerit i cili në të shkuarën ka preferuar armenin Mkitarian para 20-vjeccarit, i cili ka luajtur vetëm 7 ndeshje këtë edicion në Serie A. Rezultatet larg pritshmërive mund ta nxitin Inzaghin që t’i japë hapësira Asllanit, i cili pret momentin për të treguar vlerat e tij te zikaltrit.

Në 15 javët e para, Interi ka grumbulluar 30 pikë, duke u renditur aktualisht në vendin e pestë, ne 11 pikë më pak se Napoli që ndodhet në vendin e parë. Asllani krahas 7 ndeshjeve në kampionat është aktivizuar dhe në pesë ndeshje në Champions League. Ndaj Napolit mund të ketë mundësinë për të treguar se sa vlen e për të nisur rivalitetin me Brovozic për një vend titullari.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...