Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Brozoviç stërvitet i diferencuar, mban në mëdyshje formacionin e Spallettit

Marcelo Brozoviç vijon të stërvitet i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës, në javën e derbit të Italisë, pasi Interi do të përballet të shtunën në mbrëmje me Juventusin, në stadiumin “San Siro”.

Kroati është një futbollist mjaft i rëndësishëm për formacionin e Luciano Spallettit, por duket se tekniku do të duhet të planifikojë edhe një 11-she pa të në fushë, për sfidën ndaj bardhezinjve.

Mjekët në klubin zikaltër janë optimistë për një rikuperim të Brozoviç deri të shtunën, por nuk përjashtohet mundësia që kroati të mos ia dalë, ose stafi të vendosë të mos rrezikojë.

Gjithsesi forma e mirë e treguar nga Borja Valero në ndeshjen ndaj Romës, ka bërë që shqetësimi në shtëpinë zikaltër të jetë disi më i vogël, ndonëse kroati ofron të tjera garanci dhe cilësi në fushë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...