Sport

Bruce Lee, shkenca më në fund zbulon shkakun e vdekjes

Bruce Lee, i vdekur në 20 korrik 1973 kur ishte vetëm 32 vjeç, ka qenë prej disa dekadash në mes të spekulimeve. Shkaku i vdekjes së tij nuk u shpjegua kurrë konkretisht. U fol për gjithçka, për një infarkt, për një vrasje të urdhëruar nga gangsterët, për një helmim nga ana e agjentit Raymond Choë dhe Betty Ting Pei, aktores në shtëpinë e së cilës Bruce Lee u gjend i vdekur, e madje edhe për një reagim alergjik ndaj aspirinës që kishte marrë për dhimbjen e kokës.

Zyrtarisht Bruce Lee ka vdekur për shkak të një edeme cerebrale, një sëmundjeje që ndodh kur ka një ënjtje, edeme në tru që ndodh kur trurit i rritet vëllimi dhe presioni, por kurrë nuk është shpjeguar se përse i ndodhi diçka e tillë. Por tani një studim i kryer nga shkencëtarë spanjollë, specialistë të veshkave, bashkon të gjitha pjesëzat e mozaikut dhe arrin në një shpjegim që duhet shkencërisht i besueshëm.

Studimi titullohet “Kush e vrau Brucee Lee. Hipoteza e Hipotremias”, dhe do të publikohet në dhjetor 2022 nga revista shkencore Clinical Kidney Journal, e specializuar në sëmundjet e veshkave. Në revistë shpjegohet se Bruce Lee ka vdekur për një formë të veçantë të keqfunksionimit të veshkave, që nuk i lejonte për të nxjerrë nga trupi ujë mjaftueshëm aq sa për të mbajtur funksionin normal të qelizave, Nga ky mosfunksionim i është shkaktuar enjtja në tru, pra edema cerebrale dhe vdekja, që është shkaktuar nga një ekzagjerim i ujit në trup, pasi Bruce Lee pinte shumë ujë, por organizimi i tij nuk ishte në gjendje ta nxirrte nëpërmjet urinës.

Për aktorin, legjendë e kinemasë dhe e arteve marciale, kishte disa faktorë risku. në fakt sipas shkencëtarëve, mes zakoneve që e vendosnin në rrezik të Hiponatremisë, ( një gjendje kur faza e natriumit në trup është shumë e ulët, dhe në këtë kushte uji lëviz në qelizë për të ekuilibruar fazën elektro-hidraulike, dhe thënë më shpejt grumbullimit të ujit të tepërt pasi trupi nuk është në gjendje ta nxjerrë jashtë) dhe faktorët e rrezikut për Bruce Lee ishin, marrja kronike e lëngjeve, një dietë e bazuar te lëngjet, përdorimi i ilaçeve, konsumi i alkoolit apo i marijuanës. Veç të tjerash është e mundur që Bruce Lee të kishte dëmtime në veshka për shkak të goditjeve të marra.

Uji i tepërt mund të provokojë disa nga simptomat që Bruce Lee kishte sinjalizuar para se të vdiste, në veçanti dhimbjen e kokës, por edhe konvulsione, të vjella, lodhje e deri sa të arrinte në një fryrje të trurit që mund të shkaktojë vdekjen. Pra Bruce Lee, sipas shkencëtarëve nuk është vrarë nga gangsterët apo helmuar, por nga uji, pikërisht ai që si moto kishte “Bëhu si uji miku im“.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency