Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Buffon barazon një rekord të Maldinit, tani synon të dytin

Pas një viti në Francë me fanellën e Paris Saint Germain, Gigi Buffon u rikthye në Itali te Juventusi për të bërë zëvendësuesin e parë të portierit Szczesny, ndërsa në sfidën e sotme me Veronën, u preferua titullar nga Sarri.

Me këtë ndeshje, Buffon barazoi rekordin e Paolo Maldinit, duke luajtur plot 902 ndeshje me klube, aq sa ka luajtur edhe ish kapiteni i Milanit, që tani e ka lënë futbollin dhe shërben si drejtues te kuqezinjtë.

Në moshën 41-vjeçare, tashmë Buffon synon të thyejë arrijë një tjetër rekord të Maldinit, atë të ndeshjeve të luajtura në Serinë A, ku gardiani italian numëron 640 ndeshje, 7 më pak se ish kapiteni i Milanit.

Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe 34 ndeshje për t’u luajtur, ndaj Sarri pritet t’i japë shpesh herë mundësinë Buffon të luajë në ndeshjet e Serisë A, për të kaluar rekordin e Maldinit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...