Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Buffon flet sërish për Juven: Ose fiton, ose i shkon pranë…

Gianluigi Buffon debutoi mbrëmjen e të dielës në “Parc Des Princes”, në javën e parë të kampionatit, ndërsa PSG-ja e tij fitoi me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Caen. Buffon ndjeu ngrohtësinë e tifozërisë parisiene, ndërsa në fund të takimit nuk i fshehu emocionet e kësaj eksperience të re.

“Është ndeshja e dytë zyrtare, që e fitojmë dhe mbi të gjitha nuk pësojmë gol. Pas Superkupës ndaj Monacos, ishte e rëndësishme që të fitonim sot, për t’i dhënë vazhdimësi rezultateve sonte. Mikpritja e tifozëve ka qenë e veçantë dhe inkurajuese. U jam mirënjohës”, deklaroi Buffon pas ndeshjes.

Të pashmangshme pyetjet për Juventusin, skuadër në të cilën luajti deri në maj të 2018-ës dhe fitoi thuajse gjithçka në Itali, ndërsa në Europë i shkoi shumë pranë Ligës së Kampionëve, por nuk ia doli të ngrejë lart “trofeun me veshë të mëdhenj”.

“Juventusi ka një shoqëri të organizuar mjaft mirë dhe di t’i bëjë gjërat në mënyrën e duhur, Thënë ndryshe, ata janë ndërtuar për të fituar dhe nëse nuk ia dalin, i shkojnë shumë pranë trofeve. Me Cristiano Ronaldon do të kenë disa avantazhe të mëdha, ashtu si edhe ndonjë disavantazh të vogël, por shpresoj që në fund të fitojnë dhe të festojnë”, tha Buffon.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...