Karriera e Gianluigi Buffon mund të zgjasë edhe 10 vite të tjera, duket diçka në kufijtë e të pabesueshmes por është vetë portieri 40-vjeçar që e deklaron diçka të tillë. Buffon po përjeton një rini të dytë te PSG dhe ndihet shumë i lumtur te kampionët e Francës. Kontrata që ka nënshkruar me klubin parizien është 1+1 por Buffon nuk dëshiron të ndalet me kaq dhe në një intervistë për mediat franceze e thotë me bindje këtë gjë: “Të luaj deri në moshën 50-vjeçare? Pse jo, kur isha 32 vjeç mendoja se do e lija futbollin 35 vjeç, kur arrita në atë moshë mendova ta lija 38 dhe kur shkova 38, thashë po e shtyj deri 40, por ja ku jam me të njëjtën dëshirë për të luajtur si në fillimet e mia”, shprehet Gigi. Në fakt vetë Buffon nuk e di moshën se kur mund të tërhiqet sepse më pas shton se mund të ndodhë që ta lëjë futbollin pas 3 muajsh, 1 viti apo edhe 10 vitesh, megjithatë deklaratat e gardianit italian dhe ish legjendës së portës së Juventusit lënë vend për diskutime.
Lajme të tjera
Futboll
Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...
Futboll
Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...
La Liga
Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....
Kosovë
Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...