Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Buffon “injoron” Champions League: Nuk më duhet ai trofe, e di sa vlej!

Në karrierën e tij, Gianluigi Buffon ka shijuar dida trofe prestigjiozë përfshirë edhe Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006. Megjithatë, në palmaresin e tij mungon Kupa me “veshë të mëdhenj” ose thënë ndryshe, Champions League. Por, për gardianin që tashmë aktivizohet me Parmën në Serie B, mungesa e trofeut të Champions League, nuk përbën asnjë problem. Madje, 44-vjeçari thekson se ai e njeh shumë mirë se sa vlen.

“Tërheqja e Federer? I ka dhuruar emocione të mëdha njerëzve, është një mëkat ta shohësh duke u tërhequr. Përsa më përket mua unë vazhdoj të luaj për shumë arsye, por mbi të gjitha sepse ndjehem i fortë dhe konkurrues. Kam një moshë në të cilën edhe mund të tërhiqem, por e vendos vetë, jam zot i kohës sime.

Në jetë kam fituar shumë, por edhe kam humbur disa tituj. Për ta ditur sa vlej, mua nuk më duhet trofeu i Champions League. Edhe pa e fituar e di mirë sa vlej dhe sa i fortë jam. Kritikat janë si benzinë për mua, sidomos në këtë moshë, ndërsa kur je i ri edhe mund të të shpërqëndrojnë dhe të bëjnë keq”, u shpreh Buffon.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...