Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Buffon komenton gafën e Donnarummës: U tregua i ndershëm, ndër tre më të mirët e botës

Real Madrid përmbysi PSG në Ligën e Kampionëve teksa njeriu vendimtar për Los Blancos ishte sulmuesi Karim Benzema i cili shënoi tre gola. Gjithçka nisi të shkonte keq për francezët në momentin që Gianluigi Donnarumma gaboi në një duel me Benzema me këtë të fundit që e ndëshkoi gardianin italian.

Kjo gafë e italianit është komentuar shumë në opinionin sportiv teksa për 23-vjeçarin ka pasur kritika të shumta. Megjithatë, Donnarummës i ka dalë në mbrojtje një legjendë e portës si Gianluigi Buffon. Veterani që aktivizohet me Parmën në Serinë B theksoi se të tilla gabime janë ato të cilat ndihmojnë një lojtar të fitojë eksperiencë dhe të përmirësohet.

“Në Europë ai kontakt mes Donnarummës dhe Benzema nuk akordohet ansjëherë faull, ndërsa në Itali me ndërhyrjen e VAR ndoshta mund të jepej edhe si faull për portierin. Duke folur si një portier, edhe unë do të isha bërë nervoz sepse Benzema e ngacmoi shumë, por nëse jepej faull, atëherë ata që do të protestonin do të ishin madrilenët.

Ndoshta Donnarumma do ta kishte marrë faullin nëse do të qëndronte në tokë, por e vlerësoj që u tregua i sinqertë dhe i dha një mesazh arbitrit duke e konfirmuar si një kontakt të lehtë. Ishte një gabim, por të gjithë gabojmë.

Gjithsesi, vlerat e Donnarummës nuk kanë ndryshuar dhe këto lloj gabimesh të rrisin edhe më shumë. Jam i sigurt se diçka e tillë nuk do të jetë një problem për të ardhmen e tij sepse është shumë i fortë dhe së bashku me Courtois dhe Neuer janë tre portierët më të mirë në botë”, u shpreh Buffon.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...