Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Buffon konfirmon tërheqjen nga futbolli, shtyn lamtumirën vetëm nëse…

Vetëm fitimi i Champions League shtyn largimin e Buffon nga Bota e futbollit. Fituesi i cmimit “Fifa The Best” në kategorinë e portierëve, gardiani i portës së Juventusit ka rrëfyer emocionet e këtij trofeu personal.  Për Buffon dhënia e këtij çmimi është një vlerësim shumë i madh për të. Gjithashtu ai nuk harron të falendërojë dhe  Juventusin së bashku me shokët e tij të skuadrës, pa të cilët, sipas gardianit ky trofe personal nuk do të ishte i mundur.

“Më shumë se sa i emocionuar jam i krenar dhe i lumtur për marrjen e këtij titulli, aspak të pamerituar, duke patur parasysh për atë çka kam dhënë në fushë. Përjetova një miks ndjenjash në ato momente. Sigurisht meritë të madhe ka dhe skuadra për të cilën unë tashmë luaj prej vitesh dhe shokëve të skuadrës. Pa ndihmesën e tyre nuk do të kisha mbërritur kurrë tek ky vlerësim. Përsa i përket të ardhmes time, mund të them që nuk kam frikë. Asgjë nuk më bën të ndryshoj mendje për ti dhënë fund futbollit, përvecse një gjëje. Nëse do të fitoja Champions League, atëherë do ti kërkoja Szczesny  të më lejonte të isha në portë edhe për një sezon”

 

Legjenda e portës së Zonjës së Vjetër, por edhe e Kombëtares Italiane e dëshiron me cdo kusht fitimin e këtij  trofeu, por është i vetëdijshëm se skuadrën e pret një rrugë e gjatë dhe e mundimshme edhe pse beson fort se kampionët në fuqi të italisë i kanë të gjitha mundësitë. Deri në arritjen e këtij suksesi aq shumë të dëshirueshëm nga të gjithë bardhezinjtë, Buffon momentalisht i kënaqet  cmimit “Fifa The Best” në kategorinë e portierëve.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...