Serie A

Buffon ndal Bolognën në shtesë, Juve merr fitoren e radhës

Juventus vuan por arrin të marrë një 3-pikësh me mjaft vlerë përballë Bolognës në “Allianz Stadium”, që do ta mbajë në krye të renditjes në Serinë A, me 22 pikë të grumbulluara pas 8 javëve të para.

Sfida nisi me një ceremoni nderi ndaj Cristiano Ronaldos, që festoi golin e tij numër 700 në karrierë, ndërsa me fillimin e lojës, ishte sërish portugezi, që shfrytëzoi një gabim të miqve, për të kaluar Juventusin në avantazh.

Megjithatë vetëm pak minuta pas golit të Ronaldos, Juventusi befasohet nga skuadra e Bolognës, që zhvendos lojën në gjysmëfushën bardhezi dhe gjen golin e barazimit me anë të mbrojtësit brazilian Danilo.

Ky i fundit mori një krosim në zonë nga Mbaye dhe stopoi bukur topin, ndërsa po aq e bukur ishte edhe goditja, me topin që kaloi në cepin më të largët të Buffon dhe u ndal në rrjetë, ndërsa me barazim u mbyll edhe pjesa e parë.

Bardhezinjtë gjetën golin e avantazhit, që rezultoi edhe me vlerën e 3 pikëve, në minutën e 54-t me anë të mesfushorit Pjaniç, që shfrytëzoi mjaft mirë një gabim të vendasve në mbrojtje dhe ndëshkoi portierin Skorupski.

Në minutat në vijim, Juventusi pati 2-3 mundësi të tjera për të mbyllur ndeshjen, por nuk ia doli dhe bëri që fundi të ishte vërtetë dramatik, ku fillimisht De Ligt preku topin me dorë, por “u fal” nga arbitri dhe më pas traversa e Buffon, shmangën golin e barazimit.

Megjithatë në fund festa ishte e bardhezinjve, që vazhdojnë të jenë të pathyeshëm këtë sezon, pasi numërojnë 7 fitore dhe një barazim, duke kryesuar me meritë, me 22 pikë pas 8 javëve të para.

Milik udhëheq Napolin drejt fitores, Kumbulla sërish titullar

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency