Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Buffon, një legjendë: Jeta do të ma tregojë rrugën

Gianluigi Buffon shënoi një rekord historik në ndeshjen e Juventusit kundër Sampdorias. Veterani bardhezi u bë lojtari me më shumë ndeshje në Serinë A. Falë dëmtimit të Szczesny-t, 41-vjeçari zbriti në fushë duke koleksionuar takimin numër 647 në elitën e futbollit italian (barazoi legjendën Paolo Maldini sa i përket këtij rekordi).

“Motivi për të cilin vazhdoj të luaj është dëshira për t’i dhuruar vetes dhe klubit ku luaj emocione të bukura e që ia vlen t’i përjetosh. E ardhmja? Jeta do të ma tregojëvetë rrugën”.

Një karrierë e nisur në nëntor të vitit 1995, me një sfidë kundër Milanit, në të cilën e ruajti rrjetën të paprekur. Buffon ka lënë pas edhe Del Pieron për numrin e ndeshjeve me Juventusin (479):

“Më e rëndësishme sot ishte të fitonim dhe të kërkojmë që ta mbyllim vitin në vendin e parë. Ndeshja e 648-të? Nëse do të më duhet ta luaj, shpresoj të jetë me Juventusin në krye të klasifikimit.”

Që nga dita e debutimit të Buffonit (19 nëntor 1995, 17 vjeç e 295 ditë, në Parma-Milan 0-0), kanë kaluar 24 vite, 1 muaj e 5 ditë.

Lojtarët me më shumë ndeshje në Serinë A:

Gianluigi Buffon       647

Paolo Maldini           647

Francesco Totti        619

Javier Zanetti            615

Gianluca Pagliuca    592

  • Gigi Buffon e ka fiatuar nëntë herë kampionatin italian, më shumë se çdo lojtar tjetër.
  • Buffon ka rekordin e minutave pa pësuar gol në Serinë A, 974.
  • Gianluigi Buffon mban rekordin e numrit të ndeshjeve në Champions League për një futbollist italian, 118.
  • Janë 119 ndeshjet pa pësuar gol nga Gigi Buffon në 8 kampionatet e fundit me Juventusin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...