Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Buffon nuk i kursen komplimentet ndaj shokut të skuadrës

Gianluigi Buffon fitoi të shtunën trofeun e parë në Francë, me PSG-në ndërsa ka dhënë edhe një intervistë të gjatë për një revistë pranë klubit francez.

Ish kapiteni i Juventusit foli për ditët e para të eksperiencës së tij pariziene dhe natyrisht u ndal edhe te ylli i Francës në Botëror, Kylian Mbappe, të cilin e ka edhe shok skuadre tashmë.

“Jam i lumtur që e nismë me triumf, pasi do të na japë më shumë qetësi dhe vetëbesim në sezonin e gjatë që pritet të fillojë. Mbappe është një yll i futbollit dhe nëse qëndron me këmbë në tokë dhe përqendrohet te objektivat e tij, jam i bindur që do të arrijë në nivelet e Pele, Maradonës, Ronaldos apo Messit”, tha Buffon.

Portieri italian tregoi se e njeh mirë PSG-në dhe se skuadra do të synojë triumfin sa më shpejt të jetë e mundur, në arenën ndërkombëtare.

“Kam biseduar shpesh me Sirigun dhe Verratin, për mënyrën sesi një skuadër me kaq lojtarë të fortë, nuk ia del në momentet vendimtare të sezonit. E vërteta është se kjo skuadër është ndërtuar në 5-6 sezonet e fundit dhe për të fituar duhet traditë dhe mentalitet i fortë,. Besoj se me lojtarët dhe trajnerin e duhur, mund të synojmë suksesin”, tha portieri i PSG-së.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...