Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Buffon pa limite: Dua të luaj deri në moshën 50-vjeçare

Gianluigi Buffon vazhdon të zbavitet mes shtyllave, edhe pse në janar festoi 44-vjetorin e lindjes. Portieri i famshëm italian është rikthyer te Parma, ekipi ku shpërtheu dhe u bë i famshëm.

Pak ditë më parë rinovoi kontratën deri në vitin 2024. Buffon nuk ka ndërmend të ndalet. “Do të luaj deri në moshën 50-vjeçare? Unë dua të shtyj edhe më tej. Për aq kohë sa luaj kaq mirë, si mund ndalem?

Konkurrenca ka rëndësi në futboll. Për aq kohë sa ti bën më mirë se të tjerët, është e drejtë të vazhdosh përpara”, deklaroi Buffon, i cili ëndërron të luajë edhe një tjetër Botëror.

Nëse Italia kualifikohet në Katar 2022 dhe Roberto Mancini vendos t’i dërgojë një ftesë portierit, atëherë Buffon do të bëhej i pari futbollist në histori që do të marrë pjesë në 6 Botërorë.

“Jo, nuk kandidoj për një post në kombëtare, pasi u bënë katër vite që nuk luaj me Italinë. Mancini për mendimin tim , ka bërë vlerësimet e duhura dhe duhet respektuar. Puna e tij në ka dhënë kënaqësi pafund”, deklaroi Buffon.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...