Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Buffon prezantohet te PSG-ja: Ndjehem i lumtur dhe karikuar, Championsi nuk është obsesion

Gianluigi Buffon është prezantuar zyrtarisht në klubin francez të Paris Saint Germainit, duke dhënë edhe një konferencë shtypi në ambientet e skuadrës.
Portieri italian deklaroi se ndjehet mjaft i karikuar dhe entuziast për këtë aventurë të re, ndërsa theksoi se triumfi në Champions League nuk është një obsesion.

Pse zgjodhët PSG-në dhe si ndiheni në fillim të kësaj aventure?
PSG-ja ishte një mundësi që nisi të marrë formë në ditët e para të majit. Kisha vendosur largimin nga Juventus dhe po planifikoja të ardhmen, por brenda vetes e ndjeja se do të kisha një tjetër mundësi. Erdhi PSG-ja dhe nuk u mendova shumë gjatë. Ndjehem shumë i lumtur për këtë mundësi. Kam një energji të jashtëzakonshme, që ma ka dhënë qyteti dhe klubi i PSG-së.

Thuhet se keni ardhur te PSG-ja për të fituar Ligën e Kampionëve…
Unë luaj futboll prej më herët sesa PSG-ja ka filluar të mendojë për këtë trofe, por mund të them se Liga e Kampionëve nuk është një obsesion i imi. PSG-ja ishte një mundësi dhe unë e pranova menjëherë sepse kuptova se do të më ndihmonte më shumë si njeri, pro edhe do të më jepte mundësi të ndihmoja klubin në arritjen e objektivave madhore. Të thuash që do luajmë vetëm për Championsin, do të ishte një çmenduri dhe ne këtu nuk jemi të çmendur.

Mendoni tashmë si titullar i PSG-së? Edhe sa vite do të luani akoma?
Kam luajtur për shumë vite si titullar, por asnjëherë nuk më është dhuruar asgjë. Unë gëzoj një gjendje të mirë fizike dhe mentale dhe jam i sigurt që do të bëj një sezon shumë të mirë, por formacioni fitohet në fushën e lojës. Në sezone të tilla, ka vend për të gjithë, që të luajnë dhe tre tregojnë veten. Sa për pyetjen e dytë, do të doja të mos ma bënit më, pasi më jep një ndjenjë negativiteti. Do të luaj derisa të kem mundësi të bëj paraqitje të denja në fushë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...