Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Buffon tregon prapaskenat me Sarrin te Juventus: Pirlo nuk mund të quhet dështim

Gianluigi Buffon vazhdon të jetë pjesë e botës së futbollit edhe pse tashmë është një 43-vjeçar. Legjenda e portës është pjesë e Parmës në Serinë B dhe po jep kontributin e tij për ta ringjitur klubin në elitë. Së fundmi, Buffon i është rikthyer edhe njëherë të kaluarës së tij te Juventus teksa tregon prapaskenat me trajnerin Maurizio Sarri  ndërsa është i bindur se Andrea Pirlo nuk mund të quhet një dështim.

“Sarri te Juventus kishte shumë vështirësi, sepse në fillim pati disa mosdakordësi. Nuk po them për përplasje, megjithatë pas një muaj e kuptua se ai nuk mund ta bënte atë punën që ishte mësuar. Kështu iu desh të ndryshonte, por një si ai nuk është mësuar ta bëjë këtë. Sari nuk kishte më atë entuziazmin që e karakterizon.

Pirlo? Për mua Pirlo te Juventus nuk është dështim sepse ai fitoi Kupën dhe Superkupën, u kualifikua për në Champions. Nuk mund t’i thuash dikujt me këto arritje që ka dështuar. Ronaldo? Nëse ai nuk ishte i bindur për të qëndruar atëherë më mirë që u largua ndërsa Allegri bëri mirë që u rikthye sepse duket i bindur që mund të fitojë”, u shpreh Buffon.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...