Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Buffon zbulon të ardhmen: Do më pëlqente të isha trajner i një kombëtareje!

Gianluiggi Buffon me shumë gjasa është duke luajtur sezonin e tij të fundit si futbollist. Në merkaton e kësaj vere 43-vjeçari la Juventusin për t’u rikthyer te Parma skuadra ku hodhi hapat e tij të parë si futbollist. Në këtë sezon objektivi i Buffon do të jetë të ngjisë Parmën në elitën e futbollit italian ndërkohë që në fund të tij gardiani mund të varë këpucët në gozhdë. Në një intervistë Buffon ka folur për të ardhmen e tij me italianin që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga futbolli as kur të varë këpucët në gozhdë teksa dëshira e tij është të jetë trajner i një ekipi përfaqësues. Buffon ka theksuar se puna si trajner i një kombëtareje i duket më interesante se ajo si trajner i një klubi, ndërsa ishte i gatshëm të drejtonte edhe nëpër botë dhe Australia mund të ishte një opsion i preferuar për të.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...