Kombëtare

Bulku: Na interesonte vetëm fitorja, Panuccin nuk e hedh poshtë!

I buzëqeshur dhe i kënaqur me paraqiten e skuadrës dhe për fitoren e tij të parë si trajner i Shqipërisë. Ervin Bulku në mikrofonin e Supersport e analizoi kështu suksesin 0-3 ndaj Andorras.

Çfarë ndryshoi ekipi sot?

Nuk kishte ndryshuar ndonjë gjë. Çunat treguan vlerat me rezultatin 0-3. Çdo rezultat tjetër, do ishte jo i përshtatshëm. Dhanë maksimumin. Treguan kualitetet. Jemi të bashkuar.

Ishim pak në presion në fillim, por e administruam duke shënuar…

Me zgjedhjet që bëra, duhej të fusnim lojtarë që luajnë mirë me topin, luajnë shpejt, sepse duhej ta ndërronim sa më shpejt krahun, të gjenim hapësirat. Duhet ta bënim më shpejt golin e dytë, jo të zgjaste aq shumë. Mundësitë i kishim.

Që kur Panucci u largua, ke pasur komunikim se si do luajë Shqipëria?

Unë kam qenë njeriu më i afërt, nuk duhet t’i hedhim poshtë kaq shpejt. Kemi menduar më shumë për ndeshjen me Turqinë, por diskutuam pak për Andorrën. Edhe ai po të ishte në vendin tim, do bënte ndoshta këto zgjedhje. Ky rezultat na kënaq.

Pret mesazh sonte nga Panucci?

Kur të shkoj në hotel do shoh telefonin.

Ishte fitore morali ndaj vetvetes më shumë se 3 pikë?

Kjo fitore duhej marrë me çdo kusht, me çdo mënyrë. E thashë që rezultat i vetëm është fitorja. Padiskutim, edhe pikët janë të rëndësishme, por edhe morali, sepse kishim bërë edhe ndeshje të mira, por pa rezultate. Andorra ishte e dobët, por ka barazuar në fushën e vet.

Kemi gabuar jo rrallë me ekipet e vogla. A do ia jepnit një përqindje të fitores lojtarëve, që ishin të prekur në sedër?

Siç e thashë, dihet që në këto ndeshje të këtyre nivelit, ku ne e mendojmë se fitojmë lehtë, kemi gabuar në të shkuarën. Sot i kërkova çunave që jemi të detyruar ta fitojmë. Çdo gjë tjetër, është në dëmin tonë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency