Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Bulku: Na kënaq aktivizimi i lojtarëve, duam ta nisim me fitore

Ervin Bulku është aktualisht një nga bashkëpunëtorët e afërt të Kristian Panuçit dhe përgjegjësi i monitorimit të disa prej futbollistëve që janë kandidatë apo pjesë e ekipit kuqezi, si në kampionatin shqiptar, ashtu edhe jashtë tij.

Në fjalët e tij për “SuperSport”, Bulku konfirmoi se shpreson që ndeshjet e fundjavës të vazhdonin pa probleme për lojtarët e grumbulluar në listë, ndërsa kishte dyshime për praninë e një prej të grumbulluarve si pasojë e një problemi fizik në ndeshjen përkatëse në kampionat.

“Në vitin e kaluar në vetëm 3 ndeshje kemi pasur 90% të skuadrës së gatshme, në miqësore kemi pasur mbi 80% të skuadrës të dëmtuar apo nuk janë thirrur. Ne jemi munduar të bëjmë maksimumin gjithsesi. Por në këto momente na gëzon fakti që 99% e lojtarëve në listë aktivizohen me ekipet e tyre, janë një faktor i mirë që të nisim mirë eliminatoret, kjo na gëzon. Shpresojmë që të mos kemi dëmtime. Sot më ka ardhur një mesazh nga një lojtar i cili është në dyshim deri në ditën e fundit, për shkak dëmtimi dhe do të vlerësohet nga stafi mjekësor”, tha ai pa treguar se cili ishte lojtari në dyshim.

Ndërkohë, i pyetur se çfarë cilësohet sukses e çfarë jo në këto dy ndeshje, Bulku e pranoi se kuqezinjtë do të ishin të kënaqur edhe me 4 pikë në dy ndeshjet ndaj Turqisë e Andorrës.

“Sukses konsiderohen 6 pikë, por besoj se edhe me 4 pikë në dy ndeshje është rezultat pozitiv, duke parë që Turqia ka ekip shumë të mirë. Shpresojmë të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion dhe trajneri të vendosë kush do të luajë nga minuta e parë për të përballuar e marrë një rezultat pozitiv. Do të dëshironim të të merrnim tre pikët se në Andorra do të shkojmë me moral të lartë. Edhe Andorra nuk merret lehtë, nuk ka kundërshtarë të lehtë për t’u mundur. Kush është dështim? Nuk e mendoj dështimin, nuk dua ta mendoj”, deklaroi Bulku.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...