Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Bulku publikon listën e Kombëtares për dy miqësoret e radhës

Kombëtarja shqiptare U-19 do të nisë të hënën grumbullimin për të nisur përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit shtator ndaj Azerbajxhanit. Trajneri Ervin Bulku ka shpallur tashmë listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për këto dy teste të rëndësishme, me ekipin që po përgatitet për kualifikueset e Europianit të kësaj grup-moshe që zhvillohen në muajin nëntor.

Tekniku kuqezi do të ketë në dispozicion të gjithë elementët më të spikatur të kësaj grup-moshe, teksa 14 lojtarë vijnë nga klubet shqiptare dhe 9 prej tyre aktivizohen në klube të huaja. Shumë prej tyre janë futbollistë që premtojnë shumë në të ardhmen për të kaluar tek ekipi Kombëtar U-21 apo Kombëtarja A. Skuadra do të grumbullohet në Tiranë më datë 4 shtator, ndërsa stërvitjet do t’i zhvillojë në Shtëpinë e Futbollit.

Ndeshja e parë e Kombëtares U-19 e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku është planifikuar të luhet në stadiumin ‘Elbasan Arena’, më 9 shtator duke nisur nga ora 15:30, ndërsa takimi i dytë është programuar të luhet dy ditë më vonë, më 11 shtator në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në ora 16:30.

Lexoni edhe:

Këto miqësore ndaj Azerbajxhanit janë një tjetër mundësi e mirë për të kolauduar akoma më mirë skuadrën në prag të impenjimeve në kualifikueset e Europianit, ku shkohet me synimin për të kaluar në ‘Elite Round’ dhe më pas në fazën finale.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar këtë vit tre ndeshje miqësore, dy kundër Kosovës, ku siguruan një fitore dhe një barazim, ndërsa në gusht u mposhtën nga kampionët e Italisë. Kombëtarja U-19 do të ketë edhe dy miqësore të tjera në muajin tetor, me rivalët që mbeten për t’u përcaktuar, ndërkohë që në muajin nëntor kuqezinjtë do të jenë të impenjuar në kualifikueset Europianit 2023-2024 për këtë grup-moshë.

Shorti i UEFA-s e ka pozicionuar Kombëtaren shqiptare U-19 në Grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë, ndërsa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023.

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...