Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Bulku: Reja po përçon idetë e tij, presim përfaqësim dinjitoz

Ervin Bulku ishte trajneri i parë i Shqipërisë për vetëm një ndeshje, atë transfertë ndaj Andorrës, ku udhëhoqi kuqezinjtë drejt suksesit të parë në eliminatoret e Euro 2020-ës, ndërsa tashmë është rikthyer në rolin e ndihmësit, por këtë herë të Edi Rejës, teknikut italian, që ka marrë drejtimin e Kombëtares Shqiptare.

Pas më tepër se 10 ditësh në Durrës, kuqezinjtë janë zhvendosur në Gjermani, ku nën drejtimin e Rejës, po përgatisin ndeshjet e radhës eliminatore, përballë Islandës në Reikjavik dhe Moldavisë në “Elbasan Arena”.

Në një intervistë për Supersport, Bulku vlerësoi punën që po bëhet gjatë këtyre ditëve në stërvitje, por edhe angazhimin maksimal të Edi Rejës, që po përpiqet të përçojë sa më shpejt idetë e tij te futbollistët, për të bërë që kuqezinjtë të dhurojnë një shfaqje dinjitoze në ndeshjet e radhës.

Jemi në prag të ndeshjeve eliminatore me Islandën dhe Moldavinë. Si po shkojnë përgatitjet e Kombëtares Shqiptare?
Është java e dytë e përgatitjeve dhe mendoj se çdo gjë po shkon sipas planit të përgatitur nga trajneri. Siç edhe po e shikoni, jemi duke u stërvitur në kushte mjaft të mira këtu në Gjermani dhe mendoj se do të jemi gati për të bërë më të mirën për ndeshjen me Islandën.

Me ardhjen e trajnerit Edi Reja, pritet të kalohet në rreshtimin 3-5-2. Sa e gatshme është Shqipëria të luajë me këtë skemë, duke qenë se në 3-4 vitet e fundit ka luajtur ndryshe?
Unë mendoj se çdo trajner ka idetë e tij, të cilat i ndërton duke parë edhe grupin e lojtarëve, por edhe cilësinë e tyre. Asgjë nuk është vendosur deri në këto momente, pasi ka kohë për të menduar për skemën. E vetmja gjë që po mendojmë është të gjejmë një mënyrë për t’u shprehur sa më mirë dhe për t’i bërë keq kundërshtarit.

Mendoni se është e aftë Shqipëria ta përballojë këtë lloj ndryshimi?
Mendoj që trajneri i ka idetë e qarta dhe po ua shpjegon nga dita në ditë lojtarëve, për t’i bindur dhe për t’i ndihmuar të shprehin më të mirën në fushën e lojës, kur të vijë dita e ndeshjes.

Kundërshtari i radhës është Islanda, ndaj të cilës keni qenë në fushë në kohën e De Biasit dhe nuk kemi bërë një ndeshje fort të mirë. A është e përgatitur Shqipëria për të përballuar këtë lloj kundërshtari?
Jemi përballur edhe para 5 viteve, kur kemi qenë në grup, por gjatë kësaj kohe ka ndryshuar Islanda, ashtu si edhe Shqipëria. Besoj që nuk është ajo Islanda që kemi përballuar atëherë, por gjërat ndryshojnë edhe nga ndeshja në ndeshje. Kemi nevojë edhe për pak fat, të cilin besoj se do ta kemi në anën tonë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...