Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bundesliga/ Bayern fiton me “poker”, Bochum “trondit” Hoffenheim

Janë mbyllur pesë takime të raundit të 28-të të Bundesliga dhe Bayern ka bërë sërish detyrën, këtë herë ndaj Freiburg. Kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë fituar në transfertë me rezultatin 1-4, në një takim që e kanë dominuar të gjithin. Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë bavarezët do të tregonin “fytyrën” e vërtetë,

Goli i parë u realizua në minutën e 58’ nga Goretzka, ndërsa në të 63’ Freiburg do të barazonte me Petersen. Gnabry i dhuroi sërish avantazhin ekipit të tij në minutën e 73’, ndërsa Coman shënoi golin e tretë në minutën e 82’. Golin e katërt e shënoi Sabitzer në minutën e 90+6, që vulosi edhe rezultatin e këtij takimi.

Pas raundit të 28-të Bayern qëndron i palëkundur në krye të renditjes me 66 pikë, teksa Freiburg renditet i pesti me 45 pikë.

Arminia Bielefeld-Stuttgart është mbyllur me barazimin 1-1, për miqtë realizoi Kalsjdzic në minutën e 25’ nga pika e bardhë e penalltisë, teksa për vendasit shënoi Kruger në minutën e 59’. Pas këtij takimi Arminia Bielefeld renditet e 16-ta me 26 pikë, teksa Stuttgart në vend të 14-të me 27 pikë.

Bayer Leverkusen ka fituar me rezultatin 2-1 ndah Hertha Berlin, me golat që për vendasit i realizuan Alario në minutën e 35’ dhe Bellarabi në minutën e 40’, teksa për miqtë shënoi Darida bë minutën e 42’. Pas kësaj përballjeje Bayern Leverkusen renditet në vend të tretë me 51 pikë, teksa Hertha Berlin në vend të 17 me 26 pikë.

Eintracht Frankfurt dhe Greuther Furth janë ndarë në barazim pa gola në sfidën e raundit të 28-të të Bundesliga. Pas këtij takimi Vendasit renditen të nëntët me 39 pikë, teksa Greuther Furth qëndron në fund me 16 pikë.

Bochum ka fituar në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj Hoffenheim, në një takim që ishte shumë i luftuar. Golat për miqtë i realizoi Adano në minutën e 28’ dhe në të 59’, teksa për Hoffenheim shënoi Raum në minutën e 54’. Pas këtij takimi Hoffenheim renditet në vend të gjashtë me 44 pikë, teksa Bochum qëndron në pozicionin e 11-të me 35 pikë të grumbulluara deri më tani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...