Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Bundesliga, biseda me CR7 dhe kriza e Liverpoolit”, Mane: Gjermania do të mbushet me yje

Sadio Mane foli për SportBild rreth aventurës gjermane me Bayern Munchen. Sulmuesi senegalez u transferua gjatë merkatos së verës si lojtar i lirë nga Liverpooli te kampionët e Gjermanisë.

30-vjeçari afrikan numëron 11 gola dhe katër asiste deri në këtë fazë të sezonit me skuadrën e Julian Nagelsmann.

Gjermania dhe Bundesliga shpesh nënvlerësohen. E ndiqja Bundesligën kur isha në Angli dhe nuk mbeta i befasuar. Mendimi që kisha për këtë kampionat u konfirmua.

Jam i sigurt që së shpejti do të shohim të tjerë yje të Premier League që do të transferohen në Bundesliga. Kampionati është shumë i ekuilibruar, mjafton të shikoni garën që po bëhet për kreun.

Pastaj është atmosfera e shkëlqyer në stadiume: më thoni pse dikush duhet të refuzojë ardhjen këtu. Këtë e dëshmojnë edhe sukseset e fundit në Champions League”.

Më pas një koment për objektivat e Bayern Munchen. “Skuadra jonë e ka treguar se çfarë është e aftë të bëjë. Nuk shoh ndonjë skuadër më të mirë sesa Bayerni në Champions. Nuk ka skuadra të pathyeshme.

Lexo edhe:

Sigurisht që do të ishte gabim nëse mendojmë se askush nuk mund të na frenojë. Kjo do të shkaktonte surpriza të pakëndshme. Ky turne ka plot skuadra të mëdha. Ne thjesht duhet të përsëritim ndaj PSG-së atë që bëmë në ndeshjen e parë”.

Nuk mungon një koment për krizën e Liverpoolit. Mane flet edhe për këshillën që i dha Cristiano Ronaldo përpara se të niste aventurën me Bayern Munchen.

Klopp është padyshim njeriu i duhur për të drejtuar Liverpoolin. Ai do ta rikthejë skuadrën në majë. Futbollistët e adhurojnë. Të jeni të sigurt, Liverpooli do të ringrihet.

CR7? U takova me Ronaldon në Majorka përpara fillimit të sezonit, kur transferimi im te Bayerni ishte vendosur. Ai më përgëzoi dhe më tha: ‘Po shkon në një klub të madh. Ky është një hap i madh për ty”.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...