Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bundesliga edhe për 4 vite ekzkluzivisht në DigitAlb në Shqipëri dhe Kosovë!

DEKLARATË PËR SHTYP

Frankfurt, Gjermani, 14 Qershor 2021

 

Firmoset marrëveshja.

DigitAlb fiton të drejtat ekskluzive të transmetimeve të Bundesligës në Shqipëri dhe Kosovë, për katër vitet e ardhshme.

  • DigitAlb ka arritur të sigurojë të drejtat e transmetimit të Bundesliga dhe Bundesliga 2 nga nisja e sezonit futbollistik 2021.
  • Do të transmetojë më tepër se 300 ndeshje të dy kampionateve më të mira Gjermane.
  • Si pjesë e marrëveshjes, DigitAlb gëzon gjithashtu të drejtën e transmetimit të Superkupës Gjermane dhe ndeshjeve të PlayOff.

 

DigitAlb do të jetë shtëpia e Bundesligës dhe Bundesligës 2 për Shqipërinë e Kosovën pas marrëveshjes katërvjeçare të firmosur me Bundesliga International, pjese e DFL (Liges Gjermane të Futbollit).

Kjo marrëveshje i jep “DigitAlb” të drejtat ekskluzive për të transmetuar drejtpërdrejt të gjtha ndeshjet e Bundesliga dhe Bundesliga 2. Shikuesit do të kenë mundësinë të ndjekin një nga ligat më emocionuese të Europës. Në marrëvjeshje përfshihet transmetimi i drejtpërdrejtë i Superkupës Gjermane, që këtë vit do të luhet mes Borussia Dortmund dhe FC Bayern München, më 17 Gusht, por edhe të gjitha ndeshjet e rëndësishme të playoff, të cilat zhvillohen në përfundim të çdo sezoni futbollistik.

DigitAlb do të transmetojë gjithashtu programe të tjera ekskluzive të Bundesligës si: “Bundesliga Highlights Show” dhe “Bundesliga Weekly” në mënyrë që tifozët në Shqipëri e Kosovë, të jenë të azhurnuar me të rejat e fundit të futbollit Gjerman.

CEO ndërkombëtar i Bundesliges Robert Klein tha:

“DigitAlb ka transmetuar ndeshjet e Bundesligës për disa sezone, e ne jemi tepër të kënaqur qe arritëm këtë marrëveshje dhe që do të punojmë direkt me ta për katër vitet e ardhshme. Së bashku kemi synimin që të argëtojmë tifozët e futbollit gjerman në Shqipëri e Kosovë me ndeshjet e klasit të parë që ofron kampionati ynë.”

CEO i Digitalb Z. Altin Petre u shpreh :

“Jemi të kënaqur që do të vazhdojmë përvojën fantastike të transmetimit të Bundesligës, tashmë të licensuar drejtpërdrejt prej tyre. Kemi besimin se do të rrisim ndjeshëm cilësinë e transmetimit në platformën tonë.”

DigitAlb është platforma më e madhe Shqiptare, me 7 kanale HD të dedikuara për sportin.

Prej vitesh janë shfaqur ndeshjet e Bundesligës si pjesë e marrëveshjeve nënkontraktore, por kjo është hera e parë që DigitAlb zotëron të drejtat ekskluzive nga Bundesliga për transmetimin e saj në vend.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...