Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

‘Heynckes 3’ start me ‘5 yje’, Dortmund hap fals në shtëpi

Aventura e tretë e Jupp Heynckes në drejtimin e Bayern Munich ka startuar me një goleadë. Kampionët në fuqi të Gjermanisë, kanë mposhtur Freiburgun me rezultatin e pastër 5-0, në një ndeshje të dominar totalisht nga vendasit. Bayern kaloi në avantazh që në minutën e 8, pas një autogoli të Schuster, ndërsa Coman dyfishoi shifrat, pak para fundit të 45-minutëshit të parë. Alcantara, Lewandowski dhe Kimmich, shënuan në pjesën e dytë për bavarezët, duke vulosur fitoren 5-0.

Në këtë takim të parë, Heynckes ia besoi mesfushën spanjollëve Alcantara-Martinez, duke ulur në stol italianin Tolisso, ndërsa Muller luajti si sulmues i dytë, pas shpinës së qendërsulmuesit polak. Heynckes zëvendësoi Ancelottin në krye të pankinës së Bayernit, ndërsa kjo është hera e tretë që drejton gjigantët gjermanë. Hera e parë ka qenë në periudhën 1987-1991, hera e dytë në periudhën 2011-2013, ku u largua pasi kishte fituar tripletën e titujve, ndërsa u rikthye për herë të tretë, pikërisht më 9 tetor të këtij viti.

Mërgim Mavraj luajti si titullar për Hamburgun, në transfertën ndaj Mainz, por nuk mundi të ndalë skuadrën vendase, e cila triumfoi 3-2. Në takimet e tjera, Hoffenhaimi barzoi 2-2 me Augsburgun dhe Schalke fitoi 0-2 në Berlin, ndaj Hertës vendase.

Në takimin e orës 18:30, Borusia Dortmund regjistroi një hap fals në shtëpi, ndaj Leipzigut, duke pësuar humbjen e parë sezonale, me rezultatin 2-3. Dortmundi shënoi që në minutën e 4-t me Aubameyang dhe u duk se gjithçka do të ishte e lehtë, por Leipzig shënoi dy herë brenda 45-minutëshit të parë dhe përmbysi rezultatin. Në fillim të pjesës së dytë, Sokratis la me 10 futbollistë Dortmundin, ndërsa miqtë e Leipzig shënuan edhe golin e 3-të me anë të Augustin. Aubameyang rihapi sërish takimin, pasi ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 64-t, por shifrat mbetën të pandryshuara deri në fund. Dortmund vijon të mbetet në krye të tabelës së klasifikimit, me 19 pikë, por tani ndjen presionin e Bayernit, me vetëm 2 pikë më pak.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...