Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bundesliga rikthehet me rekord shikuesish në televizion!

Rifillimi i Bundesligës, pas një pushimi dy-mujor për shkak të epidemisë së koronvirusit, tërhoqi më shumë se gjashtë milionë shikues të televizionit në Gjermani. Sipas portalit Seebiz, falë kësaj, kompania televizive Sky, e cila transmeton ndeshjet, theu rekordin e vet të shikimit të kampionatit gjerman.

Dje në 15:30, kur filluan ndeshjet e para të raundit të 26-të, Sky u shikua nga 3.68 milionë shikues në kanalet e paguara, që është dy herë më shumë se shifra e zakonshme për të shtunën në futboll.Kësaj i duhet shtuar 2,45 milionë shikues që i shikuan ndeshjet në kanalin televiziv falas Sport News, i cili është i disponueshëm për të gjithë.

Bundesliga rifilloi dje pas një pauze më shumë se 60 ditë për shkak të pandemisë së koronavirusit, përpara tribunave të zbrazëta dhe me masa të rrepta shëndetësore. Aktualisht është e vetmja ligë e madhe e futbollit që vazhdon të garojë në Evropë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...