Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bundesliga “ul siparin” e sezonit 2023-2024/ Verdiktet finale të këtij edicioni, shpëton Union Berlin

Bundesliga “uli siparin” e sezonit 2023-2024 këtë të shtunë, me kampionët e Bayer Leverkusen që fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Augsburg dhe që në 34 javë kampionat nuk ka pësuar asnjë disfatë, gjë që ndodh për herë të parë në historinë e këtij kampionati, duke e mbyllur këtë edicion në kuotën e 90 pikëve, teksa Augsburg u rendit në vend të 11-të me 39 pikë.

Sa i përket zonës se Champions League, katërt skuadrat e tjera që do të garojnë në këtë kompeticion përveç, Leverkusen janë Stuttgart, Bayern Munich, RB Leipzig dhe Dortmund.

Stuttgart mposhti Borussia Monchengladbach me rezultatin 4-0 në takimin e fundit dhe e mbylli sezonin duke u renditur në vend të dytë me 73 pikë, teksa skuadra mike e këtij takimi renditet në vend të 14-të me 34 pikë.

Ashtu siç ishte ecuria e sezonit, në po të njëjtën mënyrë u mbyll edhe takimi i fundit për Bayern Munich që u mposht me rezultatin 4-2 në transfertën e Hoffenheim. Bavarezët e mbyllin këtë edicion në vend të tretë me 72 pikë, teksa Hoffenheim në pozicionin që i takon Conference League, në vend të shtatë me 46 pikë.

Lexo edhe:

RB Leipzig ngeci në barazimin 2-2 në transfertën e Entracht Frankfurt, teksa e mbyll edicionin në vend të katërt me 65 pikë, teksa Frankfurt në pozicionin e Europa League ose thënë ndryshe në vend të gjashtë me 47 pikë.

Borussia Dortmund triumfoi me rezultatin 4-0 ndaj Darmstadt, duke u renditur në vend të pestë ose pozicioni e fundit të renditjes që shkon në Champions me 63 pikë, teksa miqtë e vendit të me 17 pikë prej javësh kanë rënë matematikisht nga Bundesliga.

Heidenheim e mbylli këtë edicion me rezultatin 4-1 ndaj Koln-it, duke u renditur në vend të tetë me 42 pikë, teksa miqtë prej pak javësh kanë rënë nga kategoria, pasi renditen në vend të 17-të me 27 pikë.

Wolfsburg fitoi me rezultatin 1-3 ndaj Mainz dhe e mbyll sezonin në vend të 12-të me 37 pikë, teksa miqtë e këtij takimi e mbyllin edicionin në vend të 13-të me 35 pikë.

Werder Bremen mposht Bochum-in me rezultatin 4-1 dhe e mbyll edicionin në vend të nëntë me 42 pikë, ndërsa Bochum shkon në “Play-Out” pasi e mbylli sezonin në vend të 16-të me 33 pikë.

Union Berlin shpëton sezonin në fitoren 2-1 ndaj Freiburg në takimin e fundit të sezonit 2023-2024 të Bundesliga-s.

Union Berlin e mbyll këtë sezon duke u renditur në vend të 15-të me 33 pikë, po aq sa Bochum-i që shkon në “Play-Out”, por u favorizua nga diferenca e golave, ndërsa Freiburg e mbyll këtë sezon në vend të dhjetë me 42 pikë.

Renditja e sezonit 2023-2024 Bundesliga: 

Rezultatet e javës së fundit të Bundesliga-s:

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...