Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bundesliga ul siparin/ Stuttgarti siguron mbijetesën, ja të gjithë verdiktet e sezonit

Bundesliga gjermane ka ulur siparin e sezonit 2021-2022 pasditen e sotme, duke dhënë thuajse të gjithë verdiktet, teksa kampion për herë të 10 radhazi u shpall Bayerni i Mynihut, që mbylli llogaritë e titullit disa javë para fundit.

Në zonën Champions ia dolën të renditen Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen dhe Leipzig, ndërsa në Europa League do të shkojnë Union Berlin e Freiburg, me Kolnin që do të garojë në Conference League.

Krahas Europës, u dhanë verdiktet edhe për mbijetesën, me Greuther Furth dhe Arminia Bielefeld që do të zbresin sërish në Bundesligën e Dytë, ndërsa Hertha e Berlinit u rendit në zonën Play Out dhe do të luajë ndeshje shtesë për të siguruar mbijetesën në elitë.

Një moment mjaft emocionues në javën e fundit, ishte padyshim edhe lamtumira e Erling Haaland, me sulmuesin norvegjez që u përshëndet për herë të fundit me fansat e Borussias së Dortymundit, pasi sezonin e ri do të luajë në Premier League, me Manchester Cityn.

Rezultatet e javës së 34-t të Bundesligës:

Renditja finale:

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...