Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bunjaku: Duam pikë me Ukrainën

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do ta zhvilloj ndeshjen e fundit të fazës së grupeve për botërorin Rusia 2018 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, dhe kjo ka bërë që përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, të jetë më i emocionuar se kurrë e sidomos duke e ditur faktin se ai do të jetë në stolin kosovar vetëm edhe këtë ndeshje me Ukrainën në Shqipëri dhe në fund me Islandën.

Gjatë konferencës për shtyp e cila u mbajt në orët e mbërmjes të së enjtës, Bunjaku falënderoi gjithë popullin shqiptar për mikrëpritjen e tyre e sidomos qytetin e Shkodrës.

Numri një i Kosovës është i vetëdijshëm se e pret një ndeshje shumë e vështirë ndaj Ukrainës, mirëpo sipas tij duke marr parasysh përvojën që tashmë e ka marrë Kosova nga ndeshjet e kaluara dhe njohjën më të mirë që ka për kundërshtarët, ai mendon se mund të shënojë fitoren e parë, por sërish e përmendi faktin se nuk do të mund të luajnë gjashtë futbollistë domethënës, duke shtuar se prap se prapë qëllimi i tij dhe i të gjithëve ka qenë të formojnë një grup kompakt për të ardhmen.

Bunjaki për fund shtoi se për të dhe Kosovën nuk është aspak e rëndësishme se cila përfaqësuese e grupit tonë do të përfundoj e para, sepse për Kosovën është e rëndësishme që të arrijë një fitore apo së paku të merr pikë.

Nga ana tjetër kapiteni Samir Ujkani ka dhënë një deklaratë shumë interesante që lidhet ngushtë me trajnerin Bunjaki për të cilin do të jenë dy ndeshjet e fundit që drejton Kosovën.

Gardiani kosovar ka thënë se Bunjaki ka qenë më meritori që i ka bërë bërë grumbullimet e futbollistëve dhe ata duhet t’ia shpërblejnë me një fitore.

Menjëherë pas përfundimit të konferencës për shtyp, përfaqësuesja e Kosovës e mbajti edhe stërvitjen e fundit në stadiumin “Loro Boriçi”, e cila ka qenë e intensitetit të ulët pasi më shumë është punuar dhe diskutuar për fazën defanzive dhe mbulimin e krahëve aty ky ukrainasit janë shumë të mirë.

Ende nuk dihet se me çfarë formacioni apo sistemi do të luaj Bunjaku, pikërisht për faktin se ka shumë mungesa në pikat kyqe, por edhe ata që do të zbresin në fushën e blertë do ta japim maksimumin për rezultat pozitiv.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...