Conference League

Bunjaku: Jemi më të fortë se Ballkani, në Prishtinë do të festojnë shqiptarët

Para sfidës me Ballkanin, për mikrofonin e DigitAlb foli edhe Drejtori Sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku, i cili ashtu si Nexhipi, u shpreh se do të ketë festë shqiptare, pavarësisht se kush do që të shkojë në grupe.

Të dy skuadrat kanë pasur rrugëtim të veçantë dhe jemi para një ndeshjeje historike…
Të dy klubet kanë shkruar historinë edhe duke arritur deri këtu. Shpresoj që më i miri të kalojë në grupe, E kam thënë shumë herë ,që sido që të shkojë ndeshja, shqiptarët kanë festë. O në Shkup, o në Prishtinë, do të shohim në stadiume kundërshtarë me emër. Kemi shumë emocione dhe shpresoj t’i gëzojmë tifozët, duke u kualifikuar në grupe.

Besoni se keni skuadër më cilësore se Ballkani?
Besojmë se kemi kualitet dhe jemi më të mirë, por nuk mund të nënvlerësojmë kurrsesi Ballkanin.

Ku vendoset fituesi, në Prishtinë apo në Shkup?
Kosova meriton një festë të tillë, megjithatë kushdo që të shkojë, në grupe, unë shpresoj që në Prishtinë të mblidhen sa më shumë shqiptarë, që në çdo rast janë fitues.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency