Futboll

Bushi do fitoren me Islandën: Ëndërrojmë Euro U21

Një fitore ndaj Islandës për të shpresuar. Por, për të mbetur në zonën e lartë të renditjes në kualifikueset e Europianit të 21-vjeçarëve, trajneri Alban Bushi e ka të qartë që duhet të mbajë nën kontroll entuziazmin në skuadër, përpara duelit të kësaj të marte ndaj nordikëve.

“Mendoj se ndeshja e parë nuk ka lidhje me të dytën, ndaj nuk e shoh as të lehtë as të vështirë. Edhe pse ata janë favoritët e grupit, ne fituam dhe dominuam atje dhe duke ia bërë hyzmetin çdo ndeshjeje ne mund të përmbysim çdo kundërshtar. Në çdo ndeshje në kërkojmë fitoren, por më shumë i mëshoj faktit që lojtarët duhet të japin maksimumin. Nëse luajmë dhe luftojmë ashtu siç dimë ne, nuk ka asnjë problem edhe nëse humbim, mjafton t’i bëjmë hyzmetin deri në fund. Kemi një ekip që pretendon të dërgojë lojtarë në Kombëtare, por edhe të marrim rezultatin kur janë mundësitë.”

Grupi mbetet i paparashikueshëm, me ekipin Shpresa që mposhti në trasfertë Islandën, një skuadër që më pas fitoi në Sllovaki përballë ekipit që cilësohej kokë grupi së bashku me Spanjën. Gara do të jetë e hapur deri në fund dhe kuqezinjtë ia lejojnë vetes të ëndërrojnë.

“Patjetër që po e mendoj edhe kualifikimin, po e ëndërroj, po e përjetoj… Por, duhet të përqendrohemi tek ndeshja me Islandën njëherë. Ka kohë për kualifikimin se janë edhe 7 ndeshje për të luajtur. Unë jam i kënaqur nga tri ndeshjet që kemi luajtur deri më tani, ku kemi krijuar raste dhe kundërshtarët nuk kanë bërë më shumë se dy raste. Po vazhduam kështu nuk kemi frikë asnjë kundërshtar dhe do të doja që të kishim një mbështetje nga tifozët, ashtu si ndaj Estonisë, pasi nuk do t’i zhgënjejmë.”

Lajmi i mirë te 21-vjeçarët është rikuperimi në kohë i kapitenit Keidi Bare, me talentin e Atletico Madrid që përveç fitores kërkon edhe golin e parë me përfaqësuesen Shpresa.

“Jam 100% i gatshëm për Islandën dhe ndihem shumë mirë. Kam pasur thjesht një kontraktim që kaloi. Shpresoj që edhe në këtë ndeshje të bëjmë si në të parën dhe të marrim fitoren. Shpresoj që të kemi në shkallët e stadiumit edhe mbështetjen e tifozëve, pasi janë lojtari i 12-të për ne. Armën më të fortë kemi grupin dhe japim maksimumin në çdo ndeshje. E kam menduar gjithnjë për një gol me Shpresat, pasi u bë që tek U-17 që nuk po shënoj, por shpresoj ta bëj një me Islandën. Ftesë nga Panuçi? T’ia lëmë kohës përsa i përket kësaj çështjeje. Unë jam i gatshëm si për Shpresat ashtu edhe për Kombëtaren.”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency