Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bushi: Durmishaj e ka derën të hapur, ndaj Turqisë dua lojë dhe rezultat!

Ironi e fatit apo rastësi fatësjellëse, kjo mbetet për t’u parë por ashtu si kombëtarja e madhe edhe përfaqësuesja Shpresa e drejtuar nga Alban Bushi do ta nisë fushatën kualifikuese për eliminatoret e Euro 2021 ndaj Turqisë dhe Andorrës, dy skuadrat e vetme që i ka në grup njësoj si Shqipëria e Panuccit. Për takimet e datave 23 dhe 26 mars, Bushi ka grumbulluar 25 lojtarë, teksa në listë është edhe talenti i Olympiacos Emiliano Bullari, ndërsa në konferencën për shtyp ku ka publikuar listën ka folur edhe për çështjen Durmishaj dhe për kundërshtarët e rradhës.

“Turqia është në mendjen tonë  është rival mjaft cilësor, punon shumë më të rinjtë, ka një ekip të kompletuar dhe aty punohet me shumë kujdes për moshat. Janë të gjithë lojtarë që luajnë rregullisht, shumica në Superligën turke, me disa emra që i kërkojnë klube të mëdhenj europiane. E qartë, Turqia është favorite, ndërsa për ne problem është që kemi lojtarë me pak minuta. Gjithsesi, duam lojë të mirë se pari, pastaj rezultati nuk ehete prioritet. 

“Durmishaj dhe raportet me Greqinë? Nuk dua të ndalem te kjo çështje, kam folur shumë. Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk dua të kthehem te kjo temë. Meqë nuk është pjesë e Greqisë në këtë moment, të shpresojmë të bashkohet me ne, sepse vetë nuk ka folur ende. Zgjedhja e lojtarëve është çështje personale, ku e çon zemra, nuk ka asgjë në dorë Federata Shqiptare e Futbollit. 

“Repartet? Mbrojtja është mjaft mirë, kemi lojtarë shumë premtues, duke nisur nga Bajramaj, lojtar cilësor dhe që ka të ardhme mjaft të rëndësishme. Edhe mesfusha e sulmi ka lojtarë cilësorë.

“Lojtarët nga Kosova? Kemi shumë në ekip, Mala, Sahiti, Zeka, Kryeziu. Ne ftojmë çdo shqiptar cilësor, nuk ka ndryshim për në, edhe pse kohët e fundit nuk kemi thirrur lojtarë të rinj nga Kosova.

“Lojtarët e grumbulluar nga Superioria? Nuk është ndonjë strategji  unë grumbulloj lojtarët që vlejnë dhe nuk ka rëndësi ku luajnë. Kemi lojtarë interesantë në Superiore, po i ndjekim, ka edhe emra si Çokaj, Xhixha, Bardhi, Rrapaj e të tjerë që janë në fokusin tonë.

“Hebaj apo Vrioni, me pak minuta? Shqetësim është, duhen minuta, por për kombëtaren në radhë të parë vjen zemra. Nëse lojtarët luajnë me zemër për kombëtaren, gjithçka bëhet e lehtë”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...