Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bushi e Bare para miqësores me Bosnjën: Shpresa, me shumë cilësi

Trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi dhe kapiteni Keidi Bare, dolën në konferencë për shtyp në ambientet e stadiumir “Elbasan Arena”, ku folën për tri ndeshjet miqësore të kësaj përfaqësuese, që do të zhvillohen në harkun e datave 28 maj-5 qeshor.

Në fjalën e tij kapiteni Bare, u shpreh: “Natyrisht çdo ndeshje është ë rëndësishme, si miqësoret si ndeshjet zyrtare. Ne do të japim maksimumin që të arrijmë një fitore në miqësoren e parë ditën e nesërme ndaj Bosnjë Hercegovinës. Për mua është njëlloj si kombëtarja U-21 dhe kombëtarja A, shkallët ngjiten me radhë. Në ekipin përfaqësues janë afruar futbollistë të rinj, me të cilët do të ambientohemi. Ata kanë cilësi. Besoj se në dy vitet e fundit U-21 ka rritje në cilësi dhe po i shërben kombëtares A.”

Trajneri Alban ndër të tjerash theksoi: ”Ndeshjet miqësore zhvillohen për të testuar futbollistët. Kemi marrë shumë futbollistë të rinj, kemi rinovuar 90 % të skuadrës. Përzgjedhja që ne kemi bërë është e mirë, fakti që ekipi kombëtar ka grumbulluar Selmanin, kjo tregon cilësinë, është bërë një punë e mirë nga i gjithë stafi i ekipit kombëtar, kemi shumë lojtarë të talentuar që trajneri Panucci i ka në vëzhgim dhe do t’i afrojë në përfaqësuesen A. Në eliminatoret e radhës, pavarësisht se kemi ende ndeshje për të zhvilluar, me eksperiencën e fituar do të synojmë kualifikimin. Sa i përket ndeshjes së parë miqësore, që kemi nesër ndaj Bosnjë Hercegovinës, kemi të bëjmë me nje kundërshtar relativisht të fortë. Na vlejnë këto përballje për t’u përmirësuar në vijimësi ndaj kemi afruar futbollistë të rinj me cilësi shumë të mira.”

 

Miqësoret e Shpresës:

  1. Shqipëri vs Bosnje & Hercegovinë, 28 maj ora 19:00 “ElbasanArena “
  2. Shqipëri vs Bjellorusi, 5 qershor ora 19:00 “ElbasanArena “
  3. Shqipëri vs Bjellorusi, 8 qershor ora 19:00 “ElbasanArena “

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...