Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bushi grumbullon një tjetër sulmues të Superiores për Sllovakinë

Ndonëse sulmi e bëri mjaft mirë punën e tij në takimin e djeshëm të 21-vjeçarëve ndaj Sllovakisë, duket se Alban Bushi ka ndërmend t’i shtojë një tjetër futbollist këtij reparti, për sfidën e kthimit, që do të luhet më datë 27 Mars.

Trajneri i Shpresave ka thirrur në grumbullim anësorin e Vllaznisë, Erald Çinari, që do t’i bashkohet 21-vjeçarëve gjatë ditës së sotme, për t’u vënë në dispozicion të trajnerin Alban Bushi.

Mungesa e alternativave nga krahët, por edhe dëmtimi i Çekiçit gjatë takimit të djeshëm, duket se kanë bindur trajnerin Bushi, të thërrasë talentin shkodran për takimin në Sllovaki.

Erald Çinari është një titullar i padiskutueshëm i Vllaznisë së Gjokës, teksa shpesh është bërë protagonist me golat e shënuar për kuqeblutë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...