Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bushi: Humbje e pamerituar, këta djem kanë të ardhme

Mjaft i zhgënjyer është shfaqur trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, për humbjen që pësoi skuadra e tij ndaj Sllovakisë. Ai evidentoi lojën e mirë të kuqezinjve, teksa tha se mënyra se si erdhi humbja, ‘djeg’ shumë.

“Dua të përgëzoj të gjithë çunat për atë që dhanë në fushë nga minuta e parë dhe deri në fund. E dinim që kishim një ekip të fortë, si Sllovakia. U ndëshkuam atëherë kur dhe mendonim se mund ta pësonim. Jam shumë i kënaqur me lojën e ekipit. Nga minuta e parë deri në minutën e 70-të, e kemi dominuar lojën. Kundërshtari ishte i fortë, por mbrojtësit tonë kanë pak minuta në këmbë. Kjo është një Shqipëri që premton, shumë prej tyre mund të shkojnë pa frikë në Kombëtaren A. Për rezultatin më vjen shumë keq, sepse edhe mund të fitonim. Nuk gabuan ata që luajtën për herë të parë, por mendoj se ndikoi lodhja”, deklaroi Bushi.

Të 3 futbollistët që Bushi hodhi në pjesën e dytë, ishin produkt i Superiores, që gjithsesi nuk arritën t’i jepnin freski përfaqësueses së 21-vjeçarëve, që pikërisht në 10 minutat e fundit, pësuan edhe dy golat e përmbysjes.

“Shumica e lojtarëve e kishin për herë të parë. Mungesat e mëdha ndikuan. Na penalizoi edhe dëmtimi i Malokut. Ky është futbolli, duhet të shohim përpara. Kemi pasur thuajse 10 mungesa, na u dëmtua edhe Krymi në momentet e fundit, që ishte parashikuar titullar. Disa lojtarë që luajtën nuk kanë pasur minutat e duhura në klube. Ndikoi jo pak edhe terreni. Ne morëm një humbje, por kjo nuk do të thotë se luajtëm keq. Ato që duhet të bënim i bëmë më së miri. Sllovakia na luajti”, u shpreh Bushi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...