Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Bushi: Irlanda e Veriut nuk e meriton vendin e parë, fitojmë ndaj tyre

Ndaj Irlandës së Veriut me një synim të vetëm fitoren. Shqipëria e 21-vjeçarëve do të ketë përballë në datën 10 nëntor në takimin e rradhës kualifikues për Europianin e vitit 2019 të kësaj grupmoshe, përfaqësuesen nga Britania e Madhe. Ajo e pësuar në sekondat e fundit të shtesës në ndeshjen e luajtur në Irlandën e Veriut disa muaj më parë ka lënë një shije të hidhur te kuqezinjtë e rinj të cilët sipas trajnerit Bushi do të bëjnë maksimumin për të shënuar dhe për të marrë në këtë sfidë të kthimit.

“ Nuk meritonim që të humbnim ndaj Irlandës së Veriut pasi luajtëm një ndeshje të barabartë ndaj tyre dhe u ndëshkuam nga nje penallti në minutën e 95-të. Irlanda e Veriut ka 9 pikë por ka patur shumë fat nuk i ka merituar disa prej tyre. Ata kanë një skuadër të mirë por nuk duhen patur frikë, ne kemi një skuadër me më shumë cilësi brenda se Irlanda e Veriut. Problemi ynë është që nuk po shkojmë dot te goli. Ndaj Irlandës së Veriut duhet të shënojmë patjetër për të fituar. Mendoj se do t’a arrimë objektivin”.

Pas 4 ndeshjeve të para Shqipëria U-21 ka grumbulluar 5 pikë dhe pozicionohet në vendin e 4-t të grupit 2 kualifikues, trajneri Alban Bushi në konferencën për shtyp përcaktoi edhe objektivin e skuadrës së tij.

“ Objektivi ynë në grup është vendi i 2-të, nëse fitojmë ndaj Iralndës së Veriut mendoj që do kemi shanse për të kapur vendin e dytë, megjithatë ne duhet ti marrim ndeshjet një e nga një dhe më pas të shohim se deri ku mund të arrimë”.

Bushi është i sigurtë se Shqipëria U-21 ka shumë elementë në ekip që mund t’i bashkohen përfaqësueses së madhe.

“ Trajneri i kombëtares së madhe i shikon vetë lojtarët e ekipit Shpresa. Skuadra U-21 ka shumë lojtarë që mund të jenë pjesë e kombëtares A, tani por edhe më vonë. Ramadani është njëri prej tyre, ndërsa para tij u thirr Ndoj. Megjithatë lojtarët që kam aktualisht në dispozicion duhet të japin më të mirë te ekipi Shpresa për të qenë gati për kombëtaren A”.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...