Kombëtarja U-21

Bushi: Luajtëm me guxim, për Ademin presim lejen e FIFA-s

Kombëtarja Shpresa u mposht me rezultatin minimal 0-1 në sfidën ndaj Spanjës, e vlefshme për eliminatoret e Europianit të 21-vjeçarëve dhe e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Kuqezinjtë bënë një ndeshje të mirë dhe guxuan në disa raste ndaj Spanjës, por në fund u “dorëzuan” ndaj një gjuajtjeje të Mir, që u përplas në traversë dhe më pas u ndal në rrjetë.

“Nuk mund të them se ishim të pafat, pasi luajtëm ndaj Spanjës, që krijoi shumë mundësi shënimi. Gjithsesi, ndryshe nga ndeshja e parë në Spanjë, këtë herë luajtëm me më shumë guxim dhe me pak fat në anën tonë, edhe mund të kishim shënuar”, deklaroi Bushi.

Trajneri Alban Bushi foli edhe për mungesën e Ademit, duke thënë se lojtari ishte i gatshëm, por mungoi leja e FIFA-s, ndërsa tha se shpreson që kjo lejë të vijë për ndeshjen me Estoninë.

To Top