Kombëtarja U-21

Bushi: Shpresat nuk janë klub, festa e fitores ishte normale

Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi doli sot në një konferencë për shtyp, ku foli për ecurinë e shpresave kuqezi në eliminatoret e Europianit, fitoren ndaj Kosovës dhe raportet me trajnerin e Kombëtares, Edi Reja.

Luajtët dhe fituat ndaj Kosovës. Sa ju pëlqeu skuadra në atë takim?
Kanë bërë një ndeshje të mirë dhe ishin të mobilizuar. Kishim kohë në dispozicion, për të punuar, ndaj u sollën mirë edhe ndaj detyrave taktike. Dhanë maksimumin dhe i falënderoj, pasi nuk ishte një ndeshje e lehtë. Kosova është një ekip i fortë.

Në skuadër anë të grumbulluar edhe futbollistë me pak minuta…
U munduam të aktivizojmë ata që kanë pasur minuta, përveç Tafës. Në atë repart nuk kemi shumë alternativa, pasi Mihaj dhe Kumbulla janë në ekipin e parë. Nuk kemi qenë shumë fanatikë në qendër të mbrojtjes dhe mund të kishim pësuar në fillim.

A ju kënaqi loja ndaj Kosovës?
Nëse e keni parë ndeshjen me qetësi, e kemi dominuar atë. Kishte vetëm 15 minuta në pjesën e dytë që ata kishin më shumë kontrollin e topit. Kishin dy raste për gol, me Kastratin në pjesën e parë dhe me Mustafën në të dytën. Ne kishim më shumë raste, zotëruam shumë mirë lojën në fillim, luajtëm rrjedhshëm, por dolëm para edhe me topa të gjatë me Brojën. Ai ishte pika jonë e fortë dhe duhet të shërbenim për të dhe të përdornim më pas sulmuesit e krahut.

A besoni se kjo skuadër i ka shanset për kualifikim?
Kemi ekip të mirë dhe po t’i marrësh ndeshjet të gjitha, me Turqinë humbëm në mënyrë të pamerituar. Me Andorrën nuk na falet ai barazim, ndërsa në Turqi mund të fitonim, por dolëm 2-2. Kishim një rast të pastër me Omar Imerin dhe gjërat do shkonin ndryshe nëse do shënonim. Humbëm me Austrinë, që ishte një ndeshje që duhet të harrohet. Kemi edhe pesë ndeshje, dy prej tyre me Anglinë, por në futboll ndodh gjithçka. Mund të dalim edhe të dytët, nuk i dihet, por mund të rrimë edhe me kaq pike.

Pati komente që festa e fitores ndaj Kosovës, ishte e ekzagjeruar…
Është njëlloj si me çdo ekip, sepse për sa kohë lodhesh dhe punon, normal vjen ai lloj shpërthimi, adrenaline. Unë gëzohem edhe kur fitoj në kalçeto, edhe pse mund të kem vëllanë tim përballë. Edhe Kosova ka festuar kur mundi Shqipërinë 3-0 në Zvicër, është normale. Kur luan Kosova dua që ata të fitojnë, e dua më zemër. Këtë herë doja fitoren e Shqipërisë.

A keni presion për kur skuadra nuk merr atë që duhet?
Humbjet të mërzisin, por këtu nuk është klub. Këtu shihet si luajmë futboll dhe në këtë aspekt nuk kemi çaluar. Kemi qenë mirë, përveç ndeshjes me Austrinë. Nuk kam pasur asnjë presion. Shumë lojtarë të Shpresave janë në ekipin A. Nuk jemi Gjermania të kemi aq shumë lojtarë. Na gëzon fakti që kemi lojtarë të mirë tek ekipi kombëtar. Me Selahin, Mihajn dhe Kumbullën do ishim ekip tjetër. Do kishim më shumë fitore me ekip të plotë.

Mendoni se po të vijnë edhe lojtarët që të ka marrë kombëtarja e parë, mund të synojmë kualifikimin?
Shqipëria mund t’ia dalë edhe tani, pa menduar për lojtarët që janë pjesë e kombëtares së parë. Po të ishin edhe ata, do ishte më mirë, por edhe ekipi i parë ka një fazë tranzicioni. Kur të stabilizohet, atëherë do të jetë ndryshe dhe mund të kemi shanset tona që të kualifikohet në të ardhmen.

Keni folur me Rejën për t’i marrë ndonjë lojtar?
Reja flet i pari, kur i duhen lojtarët i merr. Edhe nëse më duhen, unë nuk mund t’i them jo, sepse Kombëtarja është më e rëndësishme. Edhe Panuçi nuk i merrte të na bënte dëm, por i duheshin dhe nuk mërzitem pse i marrin.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency