Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Bushi: S’mund të bësh më shumë ndaj Anglisë, i falënderoj futbollistët për gjithçka kanë dhënë

Alban Bushi nuk kishte për çfarë t’i kritikonte futbollistët e tij për humbjen 0-3 me Anglinë në “Elbasan Arena”. Në përfundim të sfidës ai theksoi se përballë një skuadre kaq të fortë është e pamundur të bësh më shumë.

“Ata ishin të fortë në letër dhe në fushë. E dinim potencialin e Anglisë, nuk kishim mundësi më shumë. Djemtë duhen falënderuar për atë që dhanë në fushë. Anglia ishte shumë e fortë, nuk na linte të dilnim përpara siç e kishim menduar.

Pavarësisht se kemi humbur, kemi luajtur mirë, jemi në vendin e katërt, kemi edhe dy ndeshje dhe mund të marrim një vend më të lartë. Kur bën një humbje si ajo me Çekinë, kur ndikon edhe fati, ke çfarë të mësosh. Futbollistët fitojnë përvojë për të synuar ekipin A.

Kishim afruar shumë lojtarë të rinj, Mitaj dhe Toçi janë të ditëlindjes 2003, edhe Simoni i vitit 2004, janë edhe për sezonin tjetër, për të pasur një ekipi konkurrues. Simonin më duket se e hëngrëm më sysh, shpresoj të mos ketë dëmtim të rëndë. Është një portier i së ardhmes. Dua të falënderoj edhe Dobrën, për kontributin që dha. Është potencial për kombëtaren.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...