Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bushi vlerëson debutuesit dhe Seferin: Mund të luajë me Kombëtaren e madhe

Trajneri i Kombëtares Shpresa të Shqipërisë, Alban Bushi doli sot në një konferencë për shtyp, ku foli për ecurinë e skuadrës dhe gjendjen e lojtarëve gjatë tre ndeshjeve miqësore të zhvilluara në periudhën Maj-Qershor.

“Grumbullimi thuajse dy javor na bëri shumë mirë, pasi ishte një periudhë relativisht e gjatë. Unë mendoj se nga ky grumbullim kemi fituar 5-6 lojtarë të ditëlindjes 98-99, të cilët mund t’i përdorim për edicionin tjetër dhe jam tërësisht i kënaqur. Selahi, Spahiu, Shefiti, Kolaj, Shabani, por edhe të tjerë që debutuan këtë herë, mund të them me bindje se e kaluan testin dhe do të jenë e ardhmja e Shpresave. Ata luajnë në klube të mira dhe kanë shumë minuta në këmbë, ndaj besoj se kjo është mjaft pozitive”, tha Bushi.

Shpresat në Shtator do të përballen me Spanjën, një kundërshtar që Bushi pretendon se e ka studiuar mirë dhe se ka gati strategjinë për t’u përballur me ta. Gjithsesi këtë herë në miqësore, trajneri pranoi se nuk provoi skema të veçanta për përballjen e shtatorit.

“Të jem i sinqertë, nuk është se punova me mendjen te Spanja, por për të përmirësuar filozofinë tonë të lojës dhe për të përfshirë në ekip lojtarët e grumbulluar rishtazi. Me Spanjën do të tentojmë të bëjmë diçka ndryshe, pasi do të grumbullojmë lojtarët më ekspertë dhe do të luajmë të tërhequr, sepse e dimë se në të kundërt mund ta pësojmë keq”, deklaroi Bushi.

Në miqësoren e fundit ndaj Bjellorusisë u desh goli i portierit Selmani, që kuqezinjtë të merrnin një barazim në minutat shtesë. Bushi pranon se ka pasur probleme me sulmuesit, të cilët nuk kanë luajtur rregullisht dhe nuk kanë qenë në maksimumin e tyre te Shpresat.

“Me sulmuesit kemi pasur probleme me thënë të drejtën, pasi nuk është se kanë shënuar gjatë kësaj periudhe. Mund të them se edhe ata kanë pasur probleme me dëmtimet, siç është rasti i Durmishajt, që ka luajtur vetëm dy ndeshje. Në ndeshjet e fundit morëm Manajn që shënoi, të cilin mund ta kishim marrë edhe më herët. Gjithsesi jam i lumtur që shënoi edhe portieri, por veçanërisht që morëm barazimin, që do t’i shërbejë moralit”, u shpreh trajneri i Shqipërisë U-21.

Kampionati shqiptar vijon të jetë një burim shumë i rëndësishëm i furnizimit me lojtarë të përfaqësueses Shpresa. Këtë fakt e evidenton dhe e vlerëson edhe Bushi, që pranon se cilësia në Kategorinë Superiore po rritet nga viti në vit.

“Është e rëndësishme që Superiorja të përmirësohet dhe të rritet gjithmonë e më shumë, për të qenë një furnizues jo vetëm i Shpresave, por edhe Kombëtares së madhe. Vetëm vitin e fundit kanë spikatur disa lojtarë të rinj në Superiore, siç është rasti i Gurit, Bregut, apo Abazajt, ndërsa edhe skuadrat po punojnë shumë më seriozisht, duke zhvilluar faza përgatitore jashtë vendit etj. Superiorja vijon të mbetet në fokusin tim dhe ka shumë talente, por më duhet të pranoj që ende lojtarët e këtij kampionati, kanë mangësi nga ana taktike”, tha Bushi.

Trajneri i Shpresave vlerësoi cilësinë te skaudra e tij dhe tha se janë të paktën 5-6 lojtarë që mund të bëjnë kapërcimin drejt Shqipërisë së Panuccit.

“Ka shumë lojtarë cilësorë që mund t’i bashkohen skuadrës së Panuccit, duke filluar që nga muaji Shtator, siç iu bashkuan disa të tillë tani. Mund të përmend Seferin, që luan me Young Boys dhe është shumë potent. Këtë lojtar e shoh gati për të luajtur me Kombëtaren e madhe, pasi ka entuziazmin, potencën dhe pjekurinë e duhur për ta bërë këtë”, mbylli deklaratën e tij Bushi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...