Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Bushiç: Humbje që ‘djeg’, ja si do ta motivoj ekipin

Kapiteni i Flamurtarit, Tomislav Bushiç u shpreh mjaft i zhgënjyer për humbjen ndaj Luftëtarit dhe veçanërisht për paraqitjen e tij dhe të skuadrës.

Pas disa ndeshjeve të mira, vjen kjo humbje në shtëpi. Si e shikoni këtë rezultat?
Bushiç: Nuk e di çfarë ndodhi, pasi e nisëm mirë. Luftëtari ka një ekip shumë të mirë, veçanërisht në sulm dhe na ndëshkoi. Ne gabuam shumë në sulm, pasi luajtëm me topa të gjatë dhe ishte shumë e vështirë për t’i zotëruar. Tani duhet të shikojmë përpara dhe të punojmë për ndeshjen e 4 ditëve më vonë në Shkodër.

Një kapiten si Bushiç, si do t’i motivojë shokët e skuadrës, pas kësaj humbjeje?
Bushiç:Është thjesht futboll, ku dikush do fitojë dhe dikush do humbasë. Ne krijuam disa raste dhe nuk shënuam, ndërsa Luftëtari goditi vetëm një herë dhe shënoi. Sot humbëm ,por në Shkodër mund të fitojmë dhe ecim përpara.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...