Pesë ndeshjet e mbetura deri në fund të La Ligës do të jenë edhe pesë ndeshjet e fundit të Sergio Busquets me fanellën e Barcelonës.
Mesfushori spanjoll njoftoi largimin e tij nga “katalanasit” gjatë javës dhe në konferencën për ndeshjen kundër Espanyol-it, trajneri Xavi ka dashur të flasë ëmbël për kapitenin e tij.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Triumfi me “manita”, Muçi gjen golin e radhës në Poloni
- Tragjedi në Juventus-Sevilla, tifozi ndërron jetë në stadium
- Rinovimi/ Takimi me presidentin, Spalletti zbulon se çfarë ndodhi
- Manchester City, ankohet Guardiola: Na “fiku” Eurovizioni!
“Është shumë e rëndësishme që Sergio të largohet duke fituar dhe duke u ndjerë i rëndësishëm. Lamtumira e tij ndikon në ekipin tonë, por është vendimi i tij, është vendimi i një miku tim, lojtari më i zgjuar me të cilin kam luajtur. Ai ishte 10 në gjithçka, sjellje, stërvitje, qëndrim, në futboll.”-tha trajneri i Barçës.
