Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Busquets më i mirë se Casemiro”, Vidal: Nuk e mbaj mend sa herë i ka “vjedhur” ndeshjet Reali

Dëmtimi i rëndë që pësoi pak ditë më parë me fanellën e Athletico Paranaense nuk e ndalon Arturo Vidal të flasë në lidhje me klubet e tij të kaluara. Nëpërmjet një komunikimi “live” në rrjetet sociale, 36-vjeçari tregon se Real Madrid i ka “vjedhur” ndeshjet në më shumë se një rast ndërsa shtoi se Sergio Busquets është një lojtar shumë më i mirë se Casemiro.

“Ndonjëherë më ngatërrohen ndeshjet dhe nuk e kujtoj se në cilin prej tyre është favorizuar Reali i Madridit, kanë ndodhur aq shumë gabime në ndeshjet kundër tyre. Real Madrid ka “vjedhur” në më shumë se një ndeshje skuadrat në të cilat unë kam bërë pjesë, aq shumë herë janë përsëritur rastet sa tani harroj edhe ndonjë episod.

Lexoni edhe:

Casemiro apo Busquets? Po padyshim që Busquets. Në të gjithë skuadrat, roli i mesfushorit të qendrës është të kontrollojë ritmin e lojës, bëhet fjalë për lojtarin më teknik të skuadrës, është personi që luan topin. Casemiro nuk ka asgjë nga ato që përmenda më sipër, prandaj për nuk ka dyshim që Busquets është shumë më i mirë”, u shpreh Vidal.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...