Borussia e Dortmundit në festë për kapitenin e saj. Marco Reus është rikthyer në stërvitje pas plot 4 muajsh dhe mund t’i japë ndihmën e tij skuadrës verdhezi në 4 sfidat e fundit të Bundesligas. Gjermani pësoi një dëmtim në muajin shkurt dhe pas rikthimit të Bundesligës (ndaloi për shkak të pandemisë Koronavirus) mungoi katër ndeshje. Reus ishte një mungesë e madhe edhe në klasiken e Gjermanisë kundër Bayern Munchen. Mungesa e kapitenit u ndje, pasi bavarezët triumfuan 0-1 në Signal Iduna Park, falë një goli nga Kimmich në fundin e pjesës së parë. Në vitet e fundit karriera e Reus është cënuar shumë nga dëmtimet e shpeshta që e kanë lënë jashtë edhe nga disa kompeticione madhore me përfaqësuesen gjermane. Në këtë sezon të Bundesligas, kapiteni është aktivizuar në 19 takime me Dortmundin teksa ka realizuar dhe 11 gola.
Lajme të tjera
Legjionarët
Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...
Kombëtare
Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...
Kombëtare
Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...
Legjionarët
Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...