Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Buzëqesh Lazio, në çerekfinale edhe Marseille e Leipzig

Një mesfushor dhe një mbrojtës i japin kualifikimin Lazios. Bardhekaltrit avancuan në fazën çerekfinale të Europa League pasi triumfuan 0-2 në stadiumin Olimpyskiy të Kievit përballë Dinamos vendase. Meritat shkojnë të gjitha brazilianin Lucas Leiva dhe holandezin Stefan De Vrij, autorët e 2 golave që kualifikuan më tej skuadrën e Simone Inzaghit dhe bënë të pavlefshëm rezultatin pozitiv që kishin marrë ukrainasit në sfidën e parë teksa kishin barazuar 2-2 në Olimpico të Romës. Lazio e dominoi nga fillimi në fund takimin por shpërdoroi shumë përpara portës aq sa u duk se finalizimi i Leivas në të 23-ën mund të mos mjafonte por goli i qëndërmbrojtësit De Vrij në minutën e 83-të qetësoi trajnerin Inzaghi në stol dhe të gjithë tifozët bardhekaltër. Gjithçka e lehtë për Olympique Marseille që pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë ja doli të eliminonte baskët e Athletic Bilbaos duke triumfuar edhe në takimin e dytë. Në San Mames përfundoi 1-2 për francezët të cilët zhbllokuan shifrat me Dimitri Payet me penallti në minutën e 38-të, ndërkohë që Lucas Ocampos dyfishoi shifrat në fillimin e fraksionit të dytë. Golin e vetëm për Bilbaon e realizoi Inaki Williams në të 74-ën. Zeniti nuk arriti të përmbyste humbjen 2-1 të ndeshjes së parë ndaj Leipzigut pasi në Shën Petersburg përfundoi gjithçka në barazim 1-1 me skuadrën gjermane që u kualifikua në çerekfinale. Francezi  i talentuar Augustin kaloi miqtë në avantazh në minutën e 22-të, pas asistit të Werner, por pasi goditi traversën me Parades, skuadra e Mancinit barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë me argjentinasin tjetër Driussi. Në minutat e fundit Werner humbi një 11-metërsh të fituar nga ai vetë duke ia komplikuar disi gjërat të tijëve por Zeniti nuk arriti të gjente një tjetër gol që do ta çonte ndeshjen në shtesë dhe gjermanët avancuan në çerekfinalet e Europa League edhe pse janë në sezonin e tyre debutues në këtë kompeticion.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...