Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Buzëqesh Mezani, rikthehen 3 futbollistë nga dëmtimi

Pas humbjes me Kamzën, më në fund vijnë lajme të mira për Laçin nga infermieria. Trajneri Gentian Mezani ka parë të bashkohen në skuadër lojtarët e dëmtuar, të cilët i munguan grupit në javën e fundit.

Në seancën e fundit stërvitore janë bashkuar me grupin dy mesfushorët e qendrës, braziliani Esquerda dhe Regi Lushkja, të cilët do të jenë të gatshëm për të luajtur që në mesjavë me Luftëtarin. Braziliani u dëmtua në sfidën ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi” më 3 dhjetor të 2017, ndërsa kavajasi pësoi një tërheqje në javën e fundit të fazës përgatitore.

Tashmë të dy janë të gatshëm duke iu bashkuar grupit në seancën stërvitore. Një tjetër lajm i mirë është ribashkimi me grupin i qendërmbrojtësit Bruno Lulaj që erdhi i dëmtuar nga Skënderbeu.

Për të parashikohet që rikthimi në fushë të jetë në kampionat ndaj Partizanit, pasi ende nuk është në ritmin e duhur për t’u aktivizuar qoftë ndaj Luftëtarit ashtu edhe ndaj Teutës.

Me këto 3 rikuperime, trajneri vlonjat i kurbinasve mund të buzëqeshë, pasi rritet cilësia në skuadër, por mbi të gjitha edhe rivaliteti ndërmjet futbollistëve, çka mbetet një element i rëndësishëm në ecurinë e një ekipi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...