Abissnet Superiore

Buzëqesh Partizani, Kastrioti me tre mungesa ndaj të kuqve!

Kastrioti e nisi me fitore vitin e ri kalendarik, duke mundur me rezultatin 2-0 Teutën, në takimin e lujatur të dielën. Skuadra e drejtuar nga Emiliano Çela tregoi një tjetër fytyrë ndaj kampionëve në fuqi, e duke dhënë sinjalet se nuk është dorëzuar në garën për mbijetesë.

Skuadra krutane ka nisur menjëherë që të mendojë për ndeshjen e radhës, ku do të kërkojë që të bëjë mirë dhe ndaj Partizanit, që po ashtu tregoi se është në një moment të mirë, duke mundur jashtë fushe Egnatian me rezultatin 3-0.

Trajneri Çela duhet t’i bëjë llogaritë pa tre futbollistë në këtë takim. Adolf Selmani u dëmtua në takimin e fundit me durrskët dhe nuk do të jetë i disponueshëm për takimin e javës së 17-të.  Qendërmbrojtësin, i cili u afrua gjatë merkatos së dimrit shihet si një përforcim i vlefshëm për Kastriotin, por duhet të lërë pas dëmtimin para se të nisë për të dhënë sërish kontributin e tij.

Abaz Karakaçi dhe Indrit Prodani u ndëshkuan me karton të verdhë në përballjne e fundit, duke plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Të dy lojtarët janë të detyruar që ndeshjen ndaj të kuqve ta ndjekin nga shkallët e stadiumit. Skuadra e Kastriotit ka zyrtarizuar deri më tani afrimet e Adfolf dhe Santiago Selmanit, Yousuf Zetuna, Kaina Nunes dhe Xhoi Hajdëraj. Skuadra krutane ka grumbulluar deri më tani 11 pikë, duke u renditur në vendin e 10-të të Abissnet Superiore.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency