Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Buzëqesh Sarri, Tare i sjell edhe ish-mesfushorin e Interit

Matias Vecino bashkohet sërish me Sarrin. Mesfushori 31-vjeçar është i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Interin dhe sipas mediave italiane, ka arritur marrëveshje me klubin lacial.

Kontratë tre vjeçare dhe pagë 2.5 milionë euro në sezon ka ofruar Tare për mesfushorin uruguaian, që ka dhënë miratimin dhe brenda të premtes pritet të kryejë testet mjekësore, para se të nisë përgatitjet në urdhrat e Sarrit.

Vecino dhe trajneri italian kanë punuar së bashku në sezonin 2014-2015 te Empoli, me uruguaianin që shënoi 2 gola në 35 ndeshje, ndërsa tani bashkohen sërish te Lazio, aty ku Sarri po provon të implementojë idetë e tij mbi futbollin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...