Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Buzëqesh Xavi, shërohen dy lojtarë nga COVID-19 para El Clasicos

Lajme të mira për Xavin para Superkupës së Spanjës. Trajneri “blugranave” do të ketë dy lojtarë të rëndësishëm në dispozicion për sfidën gjysmëfinale përballë Realit të Madridit: Pedrin dhe përforcimin e rëndësishëm të merkatos, Ferran Torres.

Të dy kanë rezultuar negativë në testin për Covid-19 të kryer në orët e fundit dhe së shpejti do t’i bashkohen pjesës tjetër të ekipit në Riad, ku skuadra katalane ka zbarkuar që këtë të hënë..

Mesfushori dhe sulmuesi do t’u bashkohen lojtarëve të tjerë në stërvitjen që do të zhvillohet në stadiumin “Princ Faisal”, në Riad, menjëherë pas konferencës për shtyp të trajnerit dhe kapiteni Sergio Busquets.

Klubi ka njoftuar organet kompetente për rezultatet e tamponëve për të dy futbollistët.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...