Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Buzëqeshin egjiptianët, Salah në fushë ndaj Uruguait, por tremb deklarata e mjekut!

Hector Kuper dhe i gjithë populli egjiptian mund të marrin frymë lirisht. Mohamed Salah ylli i përfaqësues afrikane është rikuperuar në kohë nga dëmtimi që pësoi në shpatull në finalen e Champions League mes Liverpoolit dhe Realit të Madridit dhe do të zbresë normalisht në fushë në ndeshjen e parë që faraonët do të zhvillojnë në Botërorin Rusi 2018, ndaj Uruguait, në orën 14:00 të kësaj të premteje. “ Mund të them që Salah është stërvitur mirë me grupin dhe diçka të tillë do ta bëjë edhe sot, nëse nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme ai do të luajë”, me këto fjalë trajneri argjentinas i Egjiptit konfirmoi rikuperimin e plotë të sulmuesit të Liverpoolit i cili të premten në Arena Ekaterinburg do të sfidojë dyshen Suarez-Cavani. Por edhe pse Salah është rikuperuar ajo që tremb më shumë të gjithë tifozët egjiptianë janë deklaratat e mjekut të përfaqësues egjiptiane i cili ka deklaruar se muaji i Ramazanit do të ndikojë në paraqitjen e futbollistëve në fushë të cilët nuk janë në formën optimale për sfidën ndaj Uruguait.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...